Sot u plagos me armë nga ortaku, pamjet e rrahjes së ndërtuesit Sino Llanaj javën e shkuar

schedule10:42 - 13 Janar, 2021

schedule 10:42 - 13 Janar, 2021

Plagosja e sotme nuk ishte përplasja e parë mes dy biznesmenëve Sino Llanaj dhe Albert Allmuça.

Vetëm pak ditë më parë, të shtunën e javës së kaluar Sino Llanaj u rrah nga badigradët e ortakut të tij gjatë protestës së banorëve që kishin porositur apartamete në pallatin që po ndërtojnë ata tek rruga “Ndre Mjeda” në Tiranë.

 

Lexo edhe: Misteri i pallatit me sherre, 6 muaj më parë vdiq roja

Pamjet e siguruara nga gazetarja Xhensila Kodra tregojnë momentin kur Llanaj goditet nga badigardët e Allmuçës dhe njëri prej tyre shoqërohet më pas në polici.

Llanaj dhe Allmuça janë ortakë në pallatin që po ndërtohet në rrugën “Ndre Mjeda” por vazhdimisht kanë patur probleme mes tyre.

Lexo edhe: U rrahën para një jave pas shitjes së apartamenteve dy herë, detaje për plagosjen në Tiranë

Pak muaj më parë, hyrja për në kantier ishte bllokuar me kamion me qëllim mos vijimin e punimeve, ndërsa banorët ankohen se kompania “Star Construction” i ka shitur apartamentet disa herë tek persona të ndryshëm, gjë që ka sjellë edhe sherrin mes ortakëve. /abcnews.al