Sot u nis ngarkesa e parë me drithë që nga fillimi i luftës, kur do të dalin anijet e tjera nga portet e Ukrainës

schedule11:51 - 1 Gusht, 2022

schedule 11:51 - 1 Gusht, 2022

Asnjë dërgesë shtesë gruri nuk pritet të niset nga portet e Detit të Zi të Ukrainës të hënën, ka bërë me dije Qendra e Përbashkët Koordinuese (JCC) në Stamboll.

Datat dhe oraret për dërgesat e mëtejshme janë ende duke u përpunuar dhe ka të ngjarë të finalizohen vetëm pasi dërgesa e parë të kalojë përmes inspektimit në Stamboll të martën, sipas JCC.

M/V Razoni, anija e parë që u largua që kur Rusia filloi një pushtim të vendit më 24 shkurt, po transporton mbi 26,000 tonë metrikë drithë, raporton CNN.

Anija do të ankorohet në brigjet e Stambollit rreth orës 15:00, më orën e Stambollit 08:00, të martën, tha ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar.

Duke folur në një intervistë me agjencinë shtetërore të lajmeve të Turqisë, Anadolu, Akar tha se JÇ do të inspektojë anijen. Pas inspektimit, ajo do të vazhdojë në destinacionin e tij përfundimtar në Tripoli, Liban. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!