Sot skadon ultimatumi, Ngjela: Forca e Bashës është te Uashingtoni, ku hyn Saliu?

schedule08:34 - 5 Janar, 2022

schedule 08:34 - 5 Janar, 2022

Sot skadon ultimatumi që Sali Berisha i vendosi Lulzim Bashës për të lënë zyrën. E ndërsa ish-kryeministri duket se i është dorëzuar faktit që sot nuk ndodh asgjë, vijon përgatitjet për protestën e 8 Janarit, ku ka paralajmëruar se do ta nxjerrë liderin demokrat “butësisht nga zyra”. Por avokat Spartak Ngjela shprehet se kryedemokrati ka mbështetjen e fortë të SHBA-së.

“Ramë ziu po lodhet kot që të mbajë Saliun. Rama po nxjerr njerëzit e tij për të shpjeguar forcën e Bashës, sepse don të vërtetojë tezën e Saliut që Basha është me Ramën. (!) Si nuk kuptoi një herë nga politika ky piktor me benevrekë? Po forca e Bashës është te Uashingtoni, ku hyn Saliu këtu?

Të dy janë të trembur nga Basha: edhe Rama edhe Saliu, sepse politika amerikane po kërkon të fuqizojë Bashën. Në fakt, kjo përbën në vetvete fillimin e kohës së re: Shqipëria, pa Ramën dhe pa Saliun. Por, kjo do të varet nga qartësia e Bashës: A do të dijë Basha të organizohet dhe të drejtojë sipas forcës dhe me forcën e politikës amerikane, e cila po e përkrah. Këtë muaj do të duket…” shkruan Ngjela./ Abcnews.al