Sot “skadon afati” për qëndrimin ndaj djalit të Aqif Rakipit, Balla: Vendimi, pas mbledhje së Grupit

schedule08:17 - 19 Prill, 2022

schedule 08:17 - 19 Prill, 2022

Partia Socialiste do të dalë sot me një reagim në lidhje me deputetin socialist Ornaldo Rakipi, pasi babai i tij Aqif Rakipi u shpall “non grata” nga SHBA.

Ka qenë kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ai i cili konfirmoi se do të ketë një mbledhje të grupit ku ndër të tjera do të diskutohet se për “fatin” e Ornaldo Rakipit në ulëset e Kuvendit dhe se si do të qëndrojë raporti i PS me “mandatin Non Grata” .

Ditën e djeshme Balla deklaroi se pas mbledhjes së grupit do të ketë një komunikim me mediat.

Pas shpalljes ‘Non Grata’ të babait të tij, Aqif Rakipi, i biri Ornaldo Rakipi ka zgjedhur foltoren e Kuvendit për të treguar se do të apelojnë vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit. Ai thotë se ky vendim është i padrejtë dhe se babai i tij po bën gjithçka për të vendosur në vend drejtësinë.

Akuzat nuk i ka kursyer as për Lulzim Bashën, të cilin duket se e akuzon se ka hedhur baltë mbi figurën e babanë e tij, pikërisht se nuk ka mundur do të bëjë atë që Rakipi ka bërë, të fitojë besimin e qytetarëve.

Ish-deputeti i Elbasanit, Aqif Rakipi u shpall ‘Non Grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në 11 prill 2022. Aqif Rakipi akuzohet nga SHBA si person që kërcënon stabilitetin e Shqipërisë përmes korrupsionit, aktivitetit kriminal dhe sjelljeve të tjera destabilizuese të vendit.

/abcnews.al/