Sot shënohen 60 vite nga vrasja e presidentit amerikan John F. Kennedy

schedule12:40 - 21 Nëntor, 2023

schedule 12:40 - 21 Nëntor, 2023

Presidenti amerikan John Kennedy u vra gjashtë dekada më parë, më 22 nëntor 1963. Në fund të vitit 1963, Kennedy filloi përgatitjet për fushatën e zgjedhjeve presidenciale të vitit 1964.

Kjo nënkuptonte një angazhim të veçantë ndaj Jugut, duke pasur parasysh se në atë pjesë të SHBA-së ai kishte një vlerësim dukshëm më të ulët se në pjesët e tjera të Shtetet e Bashkuara.

Ai mbërriti në Dallas, Teksas të premten, më 22 nëntor. Ndërsa lëvizte me makinë nëpër rrugët e qytetit, ai mbeti viktimë e një atentati. Në makinë, përveç presidentit Kenedi, ishte edhe John Connelly, guvernatori i Teksasit, si dhe gratë e tyre, Jackie dhe Nellie.

Vrasja e presidentit Kenedi shkaktoi spekulime që vazhdojnë edhe sot, në lidhje me rrethanat e ngjarjes.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!