Sot provimi i tretë i Maturës Shtetërore, rreth 28 mijë maturantë testojnë dijet në lëndën e matematikës

schedule07:45 - 18 Qershor, 2024

schedule 07:45 - 18 Qershor, 2024

Rreth 28 mijë maturantë në vend do t’i nënshtrohen të martën provimit të lëndës së matematikës. Provimi nis në orën 10:00 dhe zgjat 2 orë e 30 minuta ndërsa zhvillohet në salla të mëdha.

Ambientet do të jenë të mbikëqyrura me kamera dhe me vëzhgues mësuesit. Provimi i fundi i maturës do të mbahet me datë 24 qershor, ku maturantët do të testojnë dijet në lëndën me zgjedhje.

Deri tani, Ministria e Arsimit ka publikuar vetëm notat e marra në provimin e gjuhës së huaj dhe në ditët në vijim pritet që të publikohet edhe vlerësimi për lëndën gjuhë shqipe dhe letërsi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!