Sot provimi i parë i Maturës, mbi 33 mijë maturantë do të testohen në gjuhën e huaj

schedule07:34 - 9 Qershor, 2022

schedule 07:34 - 9 Qershor, 2022

Ditën e sotme, 9 qershor, mbi 33 mijë maturantë në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen provimit të parë, atij të lëndës së huaj.

Gjithsej në të gjithë vendin do të jenë 167 qendra testimi dhe 7 mijë mësues administrues. Nxënësit duhet të paraqiten pranë qendrave të testimit 1 orë e 30 minuta para provimit.

Provimi do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë.  Sa i takon vlerësimit, sipas urdhrit të ministres Evis Kushi, do të mbështetet në totalin e 60 pikëve. Ato maturantë/kandidatë që do të rezultojnë mbetës në provimet e Maturës Shtetërore 2022, do t’i rijapin provimet në sesionin e dytë.

Provimi për gjuhën shqipe dhe letërsinë do të jetë në datë 11 qershor, provimi për lëndën e matematikës do të jepet në datë 17 qershor, ndërsa sa i takon lëndëve me zgjedhje do të jepen më datë 24 qershor./abcnews.al/