Maturantët i nënshtrohen sot testit të Matematikës. Rreth 32 mijë maturantë do të ulen në bankat e shkollës për të testuar njohuritë e marra në këtë lëndë përgjatë 3 viteve.
Provimi nuk do të zgjasë 2 orë, siç ndodhi me Letërsinë, por 2 orë e 30 minuta, duke u plotësuar kështu një nga kërkesat e maturantëve. Provimi nis në orën 10:00 dhe do të përfundojë në 12:30.
Në gjimnazet e Fierit dhe Beratit, siç shihet edhe nga pamjet, maturantët kanë filluar të grumbullohen në oborret e gjimnazeve të tyre.
Provimi i Letërsisë i zhvilluar përpara disa ditëve ka sjellë protesta nga ana e gjimnazistëve por edhe diskutime të shumta nga analistë e politikanë, dhe nga ekspertë të Gjuhë-Letërsisë.
Më 18 qershor maturantët do t’i nënshtrohen provimit të fundit të lëndës me zgjedhje./abcnews.al