Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Sot PD është ndryshe për shkak të kësaj lëvizje”, Salianji: Ambicia ime? Nuk kemi një garë, por…

schedule20:29 - 5 Shkurt, 2026

schedule 20:29 - 5 Shkurt, 2026

Për Ervin Salianjin sot PD është ndryshe edhe për shkak të lëvizjes së nisur prej tij. Në ‘Real Story’ me Sokol Ballën, Salianji shprehet se në parti ka një problem lidershipi dhe kjo është e qartë, por fokusi sipas tij nuk është emri, evidentimi dhe zgjidhja e problemeve me qëllim që PD të jetë fituese.

“Nëse do të shohësh ku qëndron një problemi shih kush reagon. Pra kush reagon i pari shikoje ku është problemi. Unë kam zgjedhur një mënyrë tjetër për të thënë problemet, nëse shkojmë direkt te emri i problemit në PD, do bëhet gjithë diskutimi një përplasje emrash. Unë e kam mbajtur fokusin te, së pari kush janë problemet dhe si mund t’i zgjidhim? Por pa diskutim unë nuk jam te ata që mendojnë se e ka bërë Mehmeti me kokë të vet. Këtu ka një problem lidershipi, është e qartë.  Nuk janë të përfshirë dyqind mijë të tjerë, se nuk janë pyetur.

Dhe nga ana tjetër, unë nuk jam tek një sondazh tjetër që kishit publikuar ju pak kohë më pare që 24 për qind e të pyeturve mendonin që do të votonin një forcë tjetër jashtë atyre që janë tani. Mbi njëzet për qind ishte apo jo? Pra, për ta qartësuar edhe për qytetarët që na ndjekin, pra 20 përqind e të anketuarve thonë që asnjëra prej partive, jo vetëm partitë, po themi tradicionale, por edhe partitë e reja, nuk janë përfaqësuese, çka do të thotë që është një potencial i madh për Partinë Demokratike apo jo?  Për ta tejkaluar deformimin e vullnetit të zgjedhësve që bën Edi Rama. Se kjo është mënyra për ta mundur, është ose kjo, ose pjesa tjetër ta paralizosh me protesta masive gjithë kohën, të kesh masivitet të madh, etj.



Nuk është krim ambicia, dhe nëse është pozitive, nëse kam thënë, nëse kam thënë, nëse kam thënë, nëse kam, nëse 60  përqind kam thënë, ka ambicie, kjo është gjë e mirë, do të thotë, ambicia në politikë, vetëm e çon përpara një forcë politike. Sot PD është ndryshe për shkak të kësaj lëvizje. Po bëjnë protesta, në takime, të gjithë kanë dalë në terren. Kështu që këtu nuk është momenti që unë të them cila është ambicia. Nuk kemi një garë,” – shton Salianji.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!