Filloreta Raçi, e njohur me emrin e artit Fifi në pak kohë arriti të bëhej një nga këngëtaret më të suksesshme shqiptare. Ajo ka qenë shumë aktive në tregun muzikor, duke sjellë projekte që janë pëlqyer jashtëzakonisht shumë nga publiku.
Përpos talentit në këndim, Fifi ka rënë në sy gjithashtu edhe për pamjen dhe karakterin e veçantë që ka. Ajo është shumë aktive në rrjete sociale, ku së fundmi ka ndarë me ndjekësit një foto kur ka qenë e vogël.
“Fifi e vogël“, ka shkruar këngëtarja e hitit “Marova” krahas fotos, por gjithashtu nuk kanë munguar as komentet e fansave. “Dritë atëherë, dritë edhe ma e madhe tash”, ka qenë një ndër komentet që ka rënë në sy.
“A po vjen” është projekti më i fundit i saj, dhe së shpejti këngëtarja pritet të publikojë bashkëpunimin me Young Zerkën që do të titullohet “Pa galje”. /abcnews.al