Getinjo, karriera e të cilit ka nisur që në moshë të re, ka arritur të bëhet një nga reperët më të suksesshëm të skenës shqiptare. Reperi ka bërë gjithmonë diferencën me projektet e tij bashkë me të vëllanë, Mozzik-un.
Tashmë, ai ka një dekadë që është pjesë e industrisë muzikore dhe çdo këngë e tij është kthyer në hit. Ai është shumë aktiv në rrjete sociale, ku ndan shpeshherë momente me ndjekësit e tij.
Së fundmi , ai është bërë nostalgjik dhe duke publikuar pamnjë imazh të rrallë nga fëmijëria e tij. Reperi ka ndarë një foto të realizuar në vitin 2000, ku shihet mjaft i buzëqeshur. “Happy kid & sad World”, ka shkruar artisti krahas postimit. /abcnews.al