Nga sot në Tiranë do të nisin të aplikohen testet e shpejta për pacientët e dyshuar si të prekur me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu shkruan në një status në rrjetet sociale se janë 100 mijë teste të shpejta të siguruara deri më tani, duke theksuar se rezervimi do të bëhet pranë mjekut të familjes.
“Nga sot ekipet e epidemiologëve të terrenit do të kryejnë edhe testet e shpejta, përveç testimit me metodën PCR, duke rritur aksesin për qytetarët për testimin në kohë dhe të sigurt.
100,000 teste të shpejta të siguruara dhe do të vijojmë të rrisim kapacitetet me të dy metodat e testimit. Së shpejti, hapen disa pika në Tiranë dhe në qytetet e tjera për testimin me rezervim pranë mjekut të familjes”, shkruan ministrja.
Mjeku Rexhep Muja shpjegoi dy ditë më parë në ABC procedurën që do të ndiqet, personat që do të testohen dhe ata që përjashtohen nga kjo procedurë. Muja tha se ata që kanë simptoma duhet të kontaktojnë mjekun e familjes dhe më pas epidemiologët do të kontaktojnë me ta.
Ai shpjegoi se fillimisht në Tiranë janë 6 qendra që mund ta kryejnë këtë proces ku pacientët do duhet të shkojnë vetë dhe do të kthehen po vetë në shtëpi, me përjashtim të rasteve me shenja të rënda klinike kur epidemiologu do të shkojë në banesë./mv.abcnews.al
Foto e publikuar nga Ogerta Manastirliu