Ashtu siç edhe u paralajmëruar ditën e sotme do të nisë edhe fushata e vaksinimit për COVID-19.
Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediet së bashku me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, tha se dozat e vaksinës janë siguruar nga një vend i Bashkimit Evropian duke mos e indentifikuar pasi sipas Ramës, kjo ishte një kërkesë e tyre.
Po Rama sqaroi se dozat nuk janë të sigurua nga Greqia, siç edhe është komentuar kohët e fundit.
“Kemi arritur të sigurojmë vaksinimin para afatit, falë punës së autoriteteve. Nëse do të qëndronim në pritje të COVAX do të ishte ende në pritje dhe nuk dihet se sa kjo do të zgjaste.
Por tashmë ia kemi dalë të kontaktojmë drejtpërdrejtë BioNTech- Pfizer dhe të hapim me ta një kanal negociatash dhe njëkohësisht kemi hapur katër kanale të tjera bilaterale me katër vende dhe vaksinimi që fillojmë sot është rezultat i parë me një nga kanalet bilaterale me një vend të BE, dhe nuk jam i autorizuar ta bëj me dije me kërkesën e tyre. Ajo që mund të them është se nuk është Greqia”, tha Rama.
/abcnews.al/