Sot ndër reperët më të paguar, por nuk do e besoni dot pagesën e parë të Ledri Vulës në koncert

schedule21:52 - 10 Korrik, 2021

schedule 21:52 - 10 Korrik, 2021

Ledri Vula ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të shtune në emisionin e fundit për këtë sezon në “Soiree” me Jonida Shehun në një rrëfim të gjatë si asnjëherë më parë duke prekur momente më të rëndësishme të karrierës së tij, por jo vetëm.

Ai ka kujtuar fillimet e tij gjatë rrugëtimit muzikor, i cili u be i njohur kur ishte pjesë e “Skillz” me Visar Shalën.

Ledri ka rikujtuar koncertin e parë, por edhe sa është paguar kur është ngjitur për herë të parë në skenë.

Ledri Vula: Ka qenë unë e Skivi, sa ishim bërë grup. Donim të fillonim të këndonim një këngë bashkë. Na pyesnin a doni të dilni të këndoni? Unë doja të dilja të këndoja gjithsesi, edhe nëse ata këndojnë, edhe nëse ata s’këndojnë, e nëse ka para apo s’ka pare

Jonida Shehu: Kishte pare?

Ledri Vula: Në fund kur ka ardhur Skivi na dha nga 15 euro, por atëherë kanë qenë të mëdha

Më tej Ledri shtoi se pagesa e dytë ka qenë 50 euro dhe sigurisht që paratë e para fituara nga muzika ia ka dhënë nënës së tij Xheraldinës në shenjë mirënjohje që e ka ndihmuar për realizimin e klipit të parë.

Ndonëse e ka nisur me 15 euro, tani Ledri është një ndër reperët më të paguar në tregun muzikor. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!