Sot masa e sigurisë për dy të rinjtë e arrestuar për 613 kg kokainë

schedule11:42 - 2 Mars, 2018

schedule 11:42 - 2 Mars, 2018

Pak pas mesditës së sotme pritet që dy personat e vetëm të vënë në pranga deri më tani për trafikimin e 613 kilogramëve kokainë do të dalin para togave të zeza të Gjykatës së Krimeve të Rënda për të marrë masën e sigurisë. Për Donaldo Lushajn dhe Armando Pezakun prokuroria pritet të kërkoje masën e sigurisë arrest me burg. E njëjta masë pritet të kërkohet edhe për Arbër Çekajn, pronari i firmës “Arbri Garden” për llogari të së cilës kishte hyrë në Shqipëri sasia e bananeve në kamionin ku ishte fshehur edhe kokaina me vlerë 180 milionë euro. Hetimet për këtë dosje vijojnë intensivisht, edhe pse ende nuk është njoftuar shpallja në kërkim të ndonjë personi tjetër të përfshirë në këtë rast narkotrafiku ndërkombëtar. Deri më tani, dy të arrestuarit Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku nuk kanë pranuar që të kishin ndonjë dijeni apo lidhje me personat që kishin organizuar trafikimin e 613 kg kokaine. Dy 25 vjeçarët, përkatësisht njëri punonjës pranë kompanisë “Arbri Garden” dhe tjetri shofer, kanë mohuar çdo përfshirje në trafikimin e 180 milionë eurove kokainë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!