Sot lamtumira për Jacques Chirac, zi kombëtare në Francë për ish Presidentin

schedule08:40 - 30 Shtator, 2019

schedule 08:40 - 30 Shtator, 2019

Në Francë sot është dite zie kombëtare, teksa i jepet lamtumira ish-Presidentit të vendit Zhak Shirak, i ndare nga jeta disa ditë më parë në moshën 86 vjeçare.

Arkivoli me trupin e pa jete të politikanit të shquar francez u vendos që dje në mesdite në Hotel Dez Ënvalid në Paris. Që nga ora 14.00 e ditës së djeshme deri mëngjesin e sotëm mijëra qytetarë francezë kanë qëndruar para godinës në radhë për të hyrë brenda saj, për të nderuar kujtimin e Zhak Shirak duke u përkulur para arkivolit me trupin e tij.

Zhak Shirak është një nga politikanët më të rëndësishëm në Francë në disa dekada. Ai ka shërbyer për 2 mandate si President i Republikës nga viti 1995-2007. Një nga vendimet më të spikatura të Shirak si kryetar i shtetit ishte dhe ai i kundërshtimit të vendimit të SHBA dhe vendeve aleate për të sulmuar ushtarakisht në Irak në vitin 2003.

Po ashtu Shirak ka shërbyer si kryeminister i Francës në vitet 1974-76 dhe 1986-88. Në karrieren e tij politike shënohet edhe detyra e ministrit në disa kabinete qeveritare në Francë. Po ashtu ka qenë kryetar i bashkisë së Parisit për një kohë mjaft të gjatë, nga viti 1977 deri në 1995, kur u zgjodh President i Republikës. /ABC news Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!