Sot jepet vendimi për Jaeld Çelën, avokatët mbërrijnë në Gjykatën e Posaçme

schedule08:22 - 19 Maj, 2020

schedule 08:22 - 19 Maj, 2020

Në Gjykatën e Posaçme kanë mbërritur avokatet e Jaeld Çelës, Petrit Isamili dhe Gentan Rumano. Çela u vetëdorëzua disa ditë më parë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës në fshehtësi të plotë.

Askush nga drejtuesit e Policisë nuk ka pasur dijeni për dorëzimin e tij. Gazetarja Glidona Daci tha për “ABC News” se Jaeld Çelës do t’i bëhet verifikimi i kushteve të masës së sigurisë nga apeli i Gjykatës se Posaçme.

Ndërkohë Jaeld Çela është dënuar nga Krimet e Rënda me 3 vite dhe 4 muaj burg.