Sot jepet masa e sigurisë edhe për 3 banorë të tjerë të Unazës së Re

schedule12:12 - 14 Tetor, 2019

schedule 12:12 - 14 Tetor, 2019

Sot pritet të jepet masa e sigurisë për tre banorët e unazës së Re, të cilët u arrestuan të premten pas protestës. Sipas policisë ata janë arrestuar në flagrancë dhe akuzohen për organizim, pjesëmarrje, manifestim të paligjshëm, pengim i mjeteve të transportit, prishje e rendit dhe qetësisë publike, kundërshtim i forcave të policisë, mosbindje e urdhrit të punonjësit të rendit publik.

Gazetari Andi Qosja raportoi se deri më tani nuk ka pjesëmarrje dhe grumbullim të banorëve të Unazës së Re, megjithatë ata pritet të vijnë më vonë, kur edhe të ndaluarit të transferohen nga komisariatet ku mbahen.

Abcnews.al ka siguruar videon e momentit të avokatëve të arrestuar të cilët futen në ambientet e Gjykatës së Tiranës.

Ndërkohë ditën e diel, gjykata la në arrest me burg tre banorë të tjerë të unazës. Gjithashtu 10 persona u arrestuan pas protestës së ditës së diel, mes tyre edhe ish-deputeti Klevis Balliu. 5 persona të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!