Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sot jemi me “çunat” e Londrës/ Anglia luan në Serbi për eliminatoret e Kupës së Botës

schedule12:45 - 9 Shtator, 2025

schedule 12:45 - 9 Shtator, 2025

Në Beograd ka gati 40 vjet që nuk ka luajtur. Anglia, një nga kombëtaret më të mëdha të futbollit, e pati duelin e fundit me Serbinë verën e kaluar në finalet e Europianit në Gjermani, një fitore 1-0, ndërsa në vendin ballkanas kujtojnë një sfidë tjetër.

Të gjithë tifozët dhe gazetarët urojnë që të mos përsëritet ajo katastrofë 1-4 në të njëjtin stadium, që sot quhet “Rajko Mitiç”, e që ndodhi në 11 nëntor 1987.

Trajneri I sotëm I serbëve, Dragan Stojkoviç, ishte në formacion atë mbrëmje, ashtu si edhe legjenda e ndjerë Fadil Vokrri, ndërsa Anglia triumfoi me yjet e atëhershëm si Bërdsli, Barns, Robson e Adams, madje që në 25’ e para.

Natyrisht, sot është epokë tjetër, lojtarë të tjerë, ndërsa atmosfera në kryeqytetin e Serbisë është pozitive, e mbizotëron optimizmi.

Stojkovic nuk dha sinjale për formacionin e sfidës që nis në 20:45, por mediat shkruajnë se priten 3 ndryshime në krahasim me Letoninë, me kthimin e Erakovicit, Maksimovicit apo Samarxhicit.

Yjet kryesorë si portieri Petrovic, Pavlovic, Kostic, Jovic e Vlahovic do të jenë titullarë.

Trajneri serb deklaroi se ekipi i tij është përballë një superfuqie të futbollit, se synimi është fitorja, dhe se presioni është mbi Anglinë.

“Tre luanët” kanë gjithashtu probleme.

Mungesat janë të rëndësishme si Saka, Belingham apo Stouns, ndërsa mbrojtësi Guehi u shpall I gatshëm.

Kapiteni Harri Kejn pritet titullar, ashtu si Risi Xhejms apo Deklan Rajs, ndërsa Eliot Anderson shkëlqeu ndaj Andorrës në debutim, e ndoshta do të ketë minuta.

Trajneri gjerman Tomas Tuhel vlerësoi rivalin si skuadër të fortë dhe premtoi se këtë herë futbollistët e tij do të japin maksimumin pas zhgënjyen të shtunën.

Padyshim që tifozët shqiptarë do të jenë në krah të Anglisë, sepse kuqezinjtë luftojnë me Serbinë për vendin e dytë në grup.

Kompanitë e basteve thonë “Anglia”, duke I dhënë koeficientë tepër të favorshëm si 1.95 apo 1.89, ndërsa fitorja e vendasve nuk kuotohet më mirë se 4.24./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!