Sot, ishte parashikuar të luhej miqësorja e luksit mes Anglisë dhe Italisë. Kjo sfidë mes dy kombëtareve gjigante të Europës, pritej të luhej në mitikun “Wembley”. Gjithçka ishte programuar për të qenë perfekte, që nga spektakli në fushë, deri te tifozeritë në tribuna, por për fat të keq, Koronavirus ka bllokuar gjithçka.
Faqja zyrtare e Anglisë në Twitter, ka pasur një mesazh mbështetës për Italinë, që është shteti më i prekur nga Koronavirus, ku vetëm sot ka pasur plot 969 të vdekur.
“Ne duhet të ishim rivalë sot në fushë Itali, por po qëndrojmë të bashkuar në këtë situatë të vështirë”, shkruhej në statusin e faqes zyrtare të Anglisë. Një mesazh i shkëlqyer./abcnews.al
We may not be sharing the pitch tonight @azzurri, but we stand together and united in this difficult time ?????????#StayHomeSaveLives pic.twitter.com/avatfpEBQy
— England (@England) March 27, 2020

