Sot hidhet shorti, mësoni kundërshtarët e mundshëm të “demave” në fazën “play-off” të Conference League

schedule12:16 - 7 Gusht, 2023

schedule 12:16 - 7 Gusht, 2023

Të mbijetuarit e vetëm në Evropë nga Superiorja, “demat e kuq” të Partizanit do të mësojnë mesditën e kësaj të hëne kundërshtarët e fazës së fundit të kualifikueseve të Conference League, në rast kalimi të letonezëve të Valmiera.

Në orën 14:00, si zakonisht në Nion të Zvicrës do të hidhet shorti i fazës “play-off” të Conference League dhe në prag të shortit, UEFA ka bërë dhe ndarjen e vazove e rivalëve të mundshëm të “të kuqve”. Kështu, Partizani mund të luajë me njërin nga humbësit e këtyre ndeshjeve, Zrinsjki-Breidablik, Qarabag-Helsinki ose Astana-Ludogorets.

Ndërkaq, kujtjomë se Partizani kaloi në kualifikueset e Conference League si skuadër e eliminuar nga zona Champions, edhe në fazën “play-off”do të ketë një skuadër që eliminohet nga Champions ose Europa League. /i.m /abcnews.al