Sot heshtje zgjedhore, Meta, Rama e Ruçi e gjejnë rrugën e komunikimit me publikun

schedule14:20 - 29 Qershor, 2019

schedule 14:20 - 29 Qershor, 2019

E sotmja është ditë heshtjeje zgjedhore, por aktorët kryesorë politikë në vend e kanë gjetur mënyrën për të shenjuar praninë e tyre publike, përmes komunikimit virtual. Ndjekim vëzhgimin e ABC News.

Nga kafja e lagjes e ka nisur ditën Presidenti i Republikës Ilir Meta.

Në respekt të heshtjes zgjedhore ka preferuar të jetë një fqinj i mirë siç duhet të jenë të gjithë pavarësisht bindjeve politike shkruan presidenti në rrjetet sociale.

“Të dashur miq!

Kënaqësi t’ju uroj nga lagjja ku banoj një fundjavë sa më të qetë për të gjithë ju, dhe sa më pranë familjeve tuaja e njerëzve të dashur të zemrës.

Po kështu sa më larg zhurmës, tensioneve dhe streseve. Të mos harrojmë se nuk ka vetëm të dielë, por edhe të hënë. Dhe përsëri kafen e mëngjesit do e pimë me njëri-tjetrin, me fqinjët tanë dhe miqtë tanë, pavarësisht nga idetë e ndryshme politike”.

Mëngjesi i Kryeministrit nis ndryshe, me një kredhje në det.

Në heshtje të plotë zgjedhore duket se është Kryetari i Partisë Demokratike. Lulzim Bashën e karakterizon mungesa e mesazheve të mëngjesit. Nuk ka ndryshuar kjo rutinë as në 29 qershor.

Mesazhin e tij të parë për të shtunën e fundit të këtij muaji, kryeparlamentari Gramoz Ruçi ia ka dedikuar 75 vjetorit të themelimit të brigadës XV sulmuese.

“Në 75 vjetorin e krijimit të Brigadës së 15, këtij formacioni heroik të Ushtrisë Antifashiste Nacional Çlirimtare përshëndes veteranët dhe pasardhësit e luftëtarëve”.

Duket se drejtuesit më të lartë shtetit janë kujdesur që ta respektojnë me mënyrat e tyre heshtjen zgjedhore. /ABC News Albania 24/7

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!