Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sot finalja e madhe, zbulohet surpriza e ish-banorëve të “Big Brother VIP”

schedule07:16 - 18 Shkurt, 2022

schedule 07:16 - 18 Shkurt, 2022

Sonte do të mbahet finalja e madhe e “Big Brother VIP”. Ilir Shaqiri, Donald Veshaj, Einxhel Shkira dhe Beniada Nishani janë katër finalistët, njëri prej të cilëve do të marrë dhe çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. Kanë mbetur dhe pak orë nga spektakli i madh por përgatitjet kanë nisur prej ditësh.

Prezantuesja Arbana Osmani ka premtuar një spektakël të paharrueshëm. Pjesë do të jenë gjithashtu dhe ish banorët e shtëpisë së famshme, të cilët kanë dhe një surprizë. Ka qenë Arbana e cila ka zbuluar përmes disa postimeve se ish konkurrentët do të kenë një numër special.

Ajo ka publikuar disa pamje nga përgatitjet e fundit në prapaskena të ish-banorëve teksa po bënin prova lidhur me një kërcim. /abcnews.al

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!