Sot filloi transporti urban, të gjitha rregullat e reja që duhen zbatuar

schedule10:02 - 6 Korrik, 2020

schedule 10:02 - 6 Korrik, 2020

Të gjithë qytetarët që përdorim transportin urban nga dita e sotme do duhet të zbatojnë një protokoll sigurie për të frenuar përhapjen e Covid-19.

Protokolli është i detyrueshëm për të gjithë udhëtarët dhe ata që do të kapen me shkelje do të gjobiten.

Ata do të duhet të jenë të pajisur me maska si dhe të mbajnë distancë nga të tjerët, jo vetëm brenda urbanit por edhe në stacionet pritëse.

Edhe punonjësit e këtij shërbimi do duhet të respektojnë të njëjtat masa, ndërkohë që urbanet do të dezinfektohen ndërsa, bashkia do të sigurojë dezinfektantë për ta.

Mjetet e transportit publik duhet të ajrosen disa herë përgjatë kohës së udhëtimit.

LEXO EDHE: Rikthehet transporti publik në Tiranë, nuk respektohen masat e sigurisë

Protokolli i plotë: 1.Çdo përdorues i transportit publik qytetas/rrethqytetas është i detyruar të përdorë maska gjatë udhëtimit me autobus, si dhe këshillohen të mbajnë një distancë sigurie.

2.Në stacionet e qëndrimit udhëtarët janë të detyruar të përdorin maska gjatë pritjes së autobusit ndërsa personeli i transportit publik qytetas/rrethqytetas (shoferë, faturino, kontrollorë) do të jenë të detyruar të përdorin maska.

3.Për të maksimalizuar sigurinë ndaj COVID-19, edhe punonjësit e shërbimit të operatorëve si: kontrollor, dispecer, si dhe stafe të tjera plotësuese do të jenë të pajisur me maskë mbrojtëse në momentin që janë prezent në mjet gjatë kryerjes së shërbimit.

4.Ndërkaq, sikurse është rënë dakord mes Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj dhe Shoqatës së Shoqërive të Transportit Publik, mjetet e operimit do të dezinfektohen në mënyrë periodike në ambientet e operatorit transportues nga stafi i tij dhe mjetet e operimit në transportin qytetës/rrethqytetas për personelin e shërbimit (shoferë, faturino, kontrollorë) do të pajisen me dizinfektantë me bazë alkooli.

5.Gjatë udhëtimit duhet të bëhet e mundur ajrimi i ambienteve të brendshme të mjetit, përgjatë gjithë kohës së udhëtimit, nëpërmjet sistemeve të ajrimit të vendosura në pjesën e sipërme të mjetit ose duke mbajtur hapur pjesët strukturore të dritareve që e kanë këtë mundësi në rastet kur mjeti është i pajisur me dritare ose me sisteme ajrimi.

6.Në çdo mjet do të vendosen postera për respektimin e rregullave të higjienës, të rekomanduara nga OBSH-ja, të vendosura në vende të dukshme për udhëtarët.

7.Për zbatimin me rigorozitet të masave të sigurisë, çdo udhëtar dhe punonjës i transportit publik mban përgjegjësi personale për mosrespektimin e këtij protokolli, si dhe janë objekt kontrolli nga organet kompetente dhe masat e parashikuara në protokollin e sigurisë do të kontrollohen nga organet kompetente./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!