Këngëtari shumë i dashur për publikun, Ermal Fejzullahu feston ditën e sotme ditëlindjen. Urimet nga miqtë dhe të afërmit kanë qenë të shumta, mes të cilëve bie në sy ai i partneres së tij, Ariana.
Ndërsa ka publikuar një imazh të ëmbël, ku shfaqet në krah të Ermalit, Ariana i bën dhe një dedikim të ëmbël. “Gëzuar ditëlindjen zemra ime, edhe 100 me shëndet të plotë. Të dua.”, ka shkruar Ariana krahas fotos.
Por, nuk kishte si të mungonte edhe urimi i mamasë së tij, e cila shkruan: “Urime jeta ime edhe 100 vite të lumtura”!. Përsa i përket projekteve muzikore, më i fundit është bashkëpunimi me Butrintin i publikuar para 6 muajsh. /abcnews.al/