Sot është një ditë e veçantë për Adrola Dushin pasi feston përvjetorin e lindjes. Modelja e njohur mbush 28 vjeç dhe që në mesnatë është surprizuar në mënyrën më të bukur nga njerëzit më të afërt.
Ajo ka ndarë disa fotografi në rrjete sociale, ku shihet e rrethuar mes zbukurimeve dhe tullumbaceve. “Është ditëlindja ime.”, ka shkruar Adrola ndërsa kanë vërshuar komentet nga personazhe të famshëm duke e uruar për këtë ditë speciale.
Kujtojmë që Adrola është përfolur prej kohësh se ka nisur një lidhje dashurie me Capital T por dyshja ka preferuar të mos i adresojë publikisht këto thashetheme. /abcnews.al