Ardit Gjebrea feston 30 vjetorin e martesës me bashkëshorten Anilën. Përmes një postimi në Instastory, moderatori i njohur ka treguar se si sot para 30 vitesh ka kurorëzuar dashurinë në martesë me personin e zemrës, ndërsa kujton se dhe ajo ditë ka qenë më shi, por me fat.
Gjithashtu, Gjebrea ka treguar se i ka dhuruar bashkëshortes një buqetë me trëndafila të kuq. Ka qenë një martesë me shi para 30 vitesh, gjithë bekime e fat për mua”, ka shkruar Arditi përkrah fotos së trëndafilave.
Anila gjithashtu e ka surprizuar moderatorin me trëndafila të bardhë, ku në mes të buqetës shihet një trëndafil blu për djalin e tyre, Jonin dhe një rozë për Anën. “Ja dhe 30 trëndafila nga zemra ime me 2 bebat në mes”, ka shkruar Gjebrea. /abcnews.al