Sot është një ditë e veçantë për familjen mbretërore britanike

schedule15:34 - 6 Shkurt, 2023

schedule 15:34 - 6 Shkurt, 2023

Përgatitjet vazhdojnë për ditën e madhe të kurorëzimit të Mbretit Charles më 6 maj. Por kjo ditë është e veçantë dhe mendimet e anëtarëve të familjes mbretërore britanike janë me mbretëreshën e ndjerë.

Më 6 shkurt 1952, Mbretëresha Elizabeth u ngjit në fronin britanik pas vdekjes së babait të saj, mbretit George VI. Atë ditë Princesha e atëhershme Elizabeth ishte në Kenia me bashkëshortin e saj Princin Philip dhe u largua papritur për t’u kthyer në MB për vdekjen e babait të saj shumë të dashur.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by The Royal Family (@theroyalfamily)

Kurorëzimi i Mbretëreshës Elizabeth u bë më 2 qershor 1953, në Westminster Abbey, ku edhe Charles do të kurorëzohet. Më shumë se 27 milionë njerëz ndoqën kurorëzimin e Mbretëreshës Elizabeth drejtpërdrejt në BBC. Kurorëzimi i Elizabeth ishte tema e parë ndërkombëtare.

Ndërkohë, Charles do të kurorëzohet zyrtarisht mbret tetë muaj pas vdekjes së nënës së tij, e cila vdiq më 8 shtator në moshën 96-vjeçare. Kurorëzimi do të kryesohet nga Kryepeshkopi i Canterbury-t, Justin Welby, kreu i Kishës Anglikane. Edhe gruaja mbretërore Camilla do të mbajë një kurorë, siç dihet.

Mbreti Charles dhe Camilla do të mbërrijnë në Westminster Abbey në procesionin mbretëror dhe pasi të përfundojë ceremonia e kurorëzimit ata do të kthehen në pallat për të përshëndetur turmën nga ballkoni./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!