Rihanna dhe A$AP Rocky do të bëhen prindër për herë të parë. Këngëtarja konfirmoi shtatzëninë pasi u shfaq me barkun e rrumbullakosur gjatë një shëtitjeje me reperin. Mediat e huaja kanë raportuar se ata kanë menduar të martohen këtë vit.
Këngëtarja dhe reperi bënë publike romancën e tyre në Janar të 2020-ës. Por a e dini se A$AP Rocky më parë ishte në lidhje me Rita Orën? Madje i ka dedikuar edhe një këngë të pahijshme. Mediat e huaja shkruanin se reperi ndodhej në një lidhje kur nisi të dilte me Rita Orën.
Por gjërat mes tyre ishin të komplikuara dhe jo tamam të qarta për publikun. Rocky u kritikua për tekstin vulgar rreth Orës në këngën e tij “Better Things”.
/abcnews.al