“Sot Enveri po rrotullohet në varr”, Rama për Blinken: Të mirëpresim në tempullin e Rinisë! Çelësat e shtëpisë sonë, në duar të sigurta me ju

schedule15:17 - 15 Shkurt, 2024

schedule 15:17 - 15 Shkurt, 2024

Kryeministri Edi Rama priti sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken, në ambjentet e Piramidë, në një aktivitet të planifikuar për të rinjtë me temë “Festojmë të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri” në Tiranë, Shqipëri.

Unë do të filloj me të nderuarin zotin Sekretar, I nderuar Tony, Unë kam lajme për ju sot. Diktatori, ynë për të cilën kjo piramidë u ndërtua dhe për të cilën u dedikua si tempull i përjetshëm, po rrotullohet në varrin e vet sot. Ai na rriti me urrejtjen për t’ju luftuar, ai na mësoi t’ju urrenim ju, po sot ne ju mirëpresim.

Ky tempull sot i zgjeron horizontet e rinisë sonë. Shumë nga pronarët e kësaj piramide do të donin të ishin këtu, por protokolli i Departamentit Shtetëror nuk i lejoi. Këta sot janë pa fuqi në vendin tonë. Ata e dinë që ju nuk keni synime të këqija dhe çelësat e mbretërisë sonë janë në duar të sigurta me ju.

Në emër të të gjithë shqiptarëve ju uroj mirëseardhjen dhe ashtu siç u nënshkruan në ligjin tonë të parë, 500 vite më parë, “Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut” dhe çelësat e shtëpisë sonë janë në duar të sigurta me ju dhe ju jeni shumë të sigurt në mesin tonë. Mirë se vini në Shqipëri miku ynë dhe ju lutem, kini parasysh se ne mund të mos jemi aq të mëdhenj sa vendet e tjera që vizitoni ju, mund të mos jemi dhe aq të pasur, por ne jemi në vend të parë përsa i përket dedikimit tonë dhe nuk jemi aq të mërzitshëm sa vendet e tjerë.

Ju falënderoj me gjithë zemër që jeni në mesin tonë sot dhe së fundmi, ju falenderoj që sollët me ju dikë që ka lënë një shpresë në mendjen e shqiptarëve dhe shpresë për të ardhmen tonë të përbashkët.“, u shpreh Rama. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!