Emri i këngëtares Bleona Qerreti doli dje në listat e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD në Kuvendin e Sali Berishës.
Qerreti reagoi menjëherë duke hedhur pishtë zërat dhe përmes një postimi në Instagram tha se nëse do të punonte për një qeveri do të ishte për atë të SHBA-së.
Por, aktivistja Evi Kokalari, e ulur në radhët e para sot në Kuvendin Kombëtar krah Liri dhe Sali Berishës, duket se nuk e ka pritur mirë reagimin e Bleonës. Kokalari, e njohur për mbështetjen e hapur ndaj Sali Berishës thotë se do të preferonte të shikonte në Kuvend figura intelektuale dhe jo Bleona Qerretin.
“Nuk e di kush e propozoj këtë në Këshill & pse, por vetëm galeria në këtë artikull mjafton të kuptosh që ky nuk është imazhi që duhet të ndërtojmë dhe do përdoret për ti ulur vlerat Kuvendit nesër.
Do doja të shikoja intelektual dhe shkrimtar e artist si Inva Mula dhe Visar Zhiti, etj në këshill.
Ose merreni PD në seriozisht ose mos na humbni kohën kot.
Jam pa fjalë’, shkruan Kokalari.
Lexo edhe: Kandidate për një post në Partinë Demokratike? Reagon për herë të parë Bleona Qerreti
Në reagimin e saj Belona Qerreti shkruante: Ndërsa kam lindur në Shqipëri jam një qytetare amerikan!
Unë e dua Shqipërinë por besnikëria ime është ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendit tim!!
Nëse do të punoja ndonjëherë për një qeveri, do të punoja vetëm për qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës!.
Me sa duket kjo ka mjaftuar që Kokalari ta “thumbonte” duke e cilësuar një imazh jo të duhur për PD./abcnews.al/