Elvin Zira 17-vjeç u qëllua me thikë ditën e stome pas një përplasje mes dy grupeve të rinjsh rreth orës 15:30 në lagjen “Stalla” në Sukth. I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori me inicialet M. I. është shpallur në kërkim. Por si ndodhi ngjarja dhe pse u plagos adoleshenti?
Abcnews.al mëson se dy të rinjtë kishin pasur një debat tre ditë më parë, ndërsa sot e kishin lënë për t’u sqaruar. Secili prej tyre shkoi në lagjen ku e lanë për t’u sqaruar me grupet e tyre. Por debatet verbale, sharjet dhe ofendimet ia lanë më pas vendin përdorimit të armëve të ftohta.
Fillimisht bashkëmoshatari i tij me inicialet M.I. e qëlloi me thikë 17-vjeçarin, ndërsa më pas një tjetër nga shokët e autorit tentoi që ta godiste me sëpatë, por për fat të mirë është shmangur.
Në spital 17-vjeçari ka shkuar vetë. Ai mësohet se ka një plagë thike në ije, ndërsa vijon puna për kapjen e autorit të ngjarjes./ db/Abcnews.al