Sot do të mbahet takimi Hoti–Vuçiç

schedule08:29 - 12 Korrik, 2020

schedule 08:29 - 12 Korrik, 2020

Ditën e sotme pritet të mbahet takimi virtual mes kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Shërbimi Evropian i Shërbimit të Jashtëm ka publikuar agjendën e takimit nëpërmjet të cilës njofton se takimi pritet të fillojë në orën 10:00.

Ky takim do të jetë i pari  i një niveli të lartë që nga viti 2018, që më pas do të pasohet nga një takim në Bruksel më 16 korrik.

Në takim gjithashtu do të marrin pjesë edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrel, dhe Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq do të bashkohet nga distanca nga Beogradi dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti nga Prishtina.

Takimi është planifikuar të fillojë në orën 10:00. Mbulimi me fotografi dhe video do të sigurohet nga EEAS dhe do të transmetohet në Këshillin e BE dhe kanalet EbS”, thuhet në njoftim.