Sot do festonte 26-vjetorin e lindjes, Barbana i dedikon fjalët prekëse Ergit

schedule11:33 - 15 Tetor, 2020

schedule 11:33 - 15 Tetor, 2020

Ditën e sotme, këngëtari Ergi Dini do të festonte 26-vjetorin e lindjes nëse do të ishte ende në këtë botë. Ai u nda nga jeta në vitin 2016-të pas një aksidenti tragjik me motor.

Mirëpo, askush nuk e ka harruar këngëtarin, pasi herë pas here miqtë, fansat dhe familjarët e kujtojnë në forma të ndryshme.

Një dedikim të ndjerë i ka bërë edhe motra e tij, Barbana, me të cilin i ka emocionuar të gjithë.

Këngëtarja ka publikuar në Instagram një fotografi të Ergit dhe fjalët që i ka kushtuar janë shumë prekëse.

https://www.instagram.com/p/CGVwzbVnOj4/

“Sot është dita jote e lindjes! Sa dhimbje e madhe është të kesh shumë gjëra për të thënë dhe të mos kesh mundësinë t’i thuash, sepse asnjë fjalë nuk ka më vlerë dhe nuk ndryshon asgjë… Sa dhimbje të jetosh pa ty, sa dhimbje të mos kesh prezencën tënde për t’i dhënë kuptimin që kishte jeta me ty… Sa gjëra do të doja të t’i thosha”, ka shkruar Barbana. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!