Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Sot, ditë historike negative”, Rama ngacmon Vuçiçin në Bruksel: Lexoni Twitter-in tim, jo propagandën serbe

schedule15:30 - 23 Qershor, 2022

schedule 15:30 - 23 Qershor, 2022

Gjatë konferencës në Bruksel kryeministri Edi Rama shprehu keqardhje pasi Samiti i BE-së nuk solli asnjë rezultat pozitiv për hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Rama tha se i vjen keq që BE-ja u tregua e paaftë të çlirojë dy pengje,  Shqipërinë dhe MV nga vetoja bullgare.



Rama tha se nuk është surpriza nga rezultati i Samitit, ndërsa me batutë i bëri thirrje gazetarëve që të lexojnë postimet e Ramës në Twitter dhe jo propagandën serbe.

“Me vjen keq për BE-në. BE-ja është e paafatë të çlirojë dy pengje si Shqipëria dhe MV nga Bullgaria. Sot është ditë historike për keq.  Ata kanë një problem shumë të madh. Mendoj  që do të arrijmë aty, kjo është e sigurt, me shpresë përpara shekullit tjetër. Ne do vazhdojmë të jemi në pozitën deri sa ata  të thonë  që është faji i tyre dhe jo i joni. Nuk prisja asgjë tjetër  nga ajo që mora këtu. Asnjë surprizë, kishte pak shpresë këtu, e kam të shkruar, lexoni te Twitter-in tim jo te propaganda serbe”, tha Rama.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!