Sot dita qendrore, çdo të ndodhë në Kongresin e PS

schedule09:48 - 29 Shkurt, 2020

schedule 09:48 - 29 Shkurt, 2020

Në orën 10.00 pritet të nisë punimet Kongresi i PS, në ditën e dytë, që është edhe dita qendrore. Gazetarja Esiona Konomi raporton për Abc News se disa nga ministrat më kryesorë të qeverisë të parashtrojnë sfidat dhe sukseset sipas tyre të dikastereve që mbulojnë.

Po ahstu sot do të mbajë fjalën edhe kryeministri Edi Rama. Dita e sotme e Kongresit do të hapet nga Sekretari i Përgjithshëm Taulant Balla. Një fjalë përshëndetëse do të ketë edhe nga Presidenti i Partisë Socialiste Europiane, Sergei Stanishev.

Agjenda e plotë:

10.00 – Hapja e Kongresit. Seanca e Parë

  • Fjala e hapjes nga Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant BALLA
  • Përshëndetje nga Presidenti i Partisë Socialiste Europiane, Sergei STANISHEV
  • Raportim mbi drejtimet kryesore të politikave tona legjislative dhe qeverisëse
  • Rindërtimi pas tërmetit të 26 nëntorit 2019
  • Pakti për Universitetin dhe politikat arsimore
  • Drejtësia dhe sundimi i ligjit
  • Energjia dhe Infrastruktura
  • Shqipëria që duam dhe turizmi
  • E drejta e pronës, mbrojtja e territorit dhe procesi i legalizimeve
  • Integrimi Europian dhe Rajonal
  • Fjala e Kryeministrit të Shqipërisë, Kryetarit të PS, EDI RAMA

12.00 – Seanca e Dytë

  • Raporti i Komisionit të Verifikimit të Mandateve, Kryetari i Komisionit, Shpëtim CAMI
  • Raport mbi gjendjen e strukturave të PS, Sekretari Organizativ dhe i Koordinimit Elektoral të PS, Arben PËLLUMBI
  • Programi Politik “ SHQIPËRIA QË DUAM 2030” , Sekretari për Koordinimin e Keshillave të Rajoneve, Ilir BEQAJ
  • Prezantimi i ndryshimeve dhe përmirësimeve në Statutin e Partisë, Alket HYSENI
  • Agjenda politike e PS deri në Qershor 2021, Sekretari i Përgjithshëm, Taulant BALLA
  • DISKUTIME

15.00 – Seanca e Tretë

Organizimi I procesit të votimit dhe numërimit  të votave për zgjedhjen e anëtarëve të Asamblesë Kombëtare dhe të Komisionit të Garancive  Statutore & Etikës të partisë.

/abcnews.al