Vaksinimi kundër koronavirusit në vend ka hyrë në ditën e tretë. Gazetarja Ajgena Korbi raportoi mbi situatën aktuale në stadiumin “Air Albania”. Edhe sot janë një pjesë e spitaleve Covid dhe edpideiologë ata të cilët do të marrin injeksionin.
Specialistët thonë se nga ky kontigjent vaksinash është ruajtur doza e dytë dhe ata që vaksionohen janë pajisur me një vërtetim, ku u është caktuar data për dozën e dytë.
Pritet që të mbërrijnë në javën e tretë dozat e dyta të vaksinave nga ky vend që solli 975, të cilin kryeministri Edi Rama preferoi të mos e bëjë publik. Ndërkohë pritet që të mbërrijnë edhe dozat e para nga kompania Phfizer.
Vaksinimi në vend nisi në 11 janar, e para që mori injeksonin ishte shefja e Infektivit Najada Çomo dhe pas saj u vaksinua para kamerave kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë deklaroi se po vaksinohej jashtë radhe në shenjë solidarizimi dhe për të dhënë mesazh për të gjithë skeptikët. g.v/abcnews.al