Sot dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane, kur dhe ku mund të kontrolloni nëse e keni fituar

schedule14:15 - 8 Maj, 2021

schedule 14:15 - 8 Maj, 2021

Duke nisur sot nga ora 18.00, shqiptarët që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane mund të mësojnë nëse janë përzgjedhur si fitues apo jo. Siç njofton edhe Departamenti i Shtetit i SHBA, Çështjet Konsullore, për t’u interesuar rreth aplikimit tuaj mund të klikoni KËTU.

Pasi të ndodheni në uebfaqen e Departamentit të Shtetit, duhet të klikoni mbi butonin “check status” e më pas të vendosni kodin unik që u është dhënë në tetor kur keni bërë edhe aplikimin.

Siç është sqaruar edhe në vitet e tjera, përzgjedhja bëhet në mënyrë rastësore përmes një shorti kompjuterik. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!