Sot 33 vjetori i PS/ Ruçi për ABC News: Jemi në rrugën e duhur, duhet të ecim pa kaluar në eufori

schedule20:17 - 12 Qershor, 2024

schedule 20:17 - 12 Qershor, 2024

Sot PS feston 33 vjetorin e themelimit. Gramoz Ruçi, një ndër themeluesit e partisë, tha në një prononcim për ABC News se sot në këtë përvjetor, partia është më e shtuar në numër. Ai tha se partia është në rrugën e duhur dhe se duhet të ecë përpara pa kaluar në eufori.

“Sot në 33 vjetorin, PS është 33 përqind më e shtuar në pikëpamjen numerike jo krahasuar me me ’91 po para tre viteve më parë që unë jam larguar nga strukturat. Kur sot ata që nuk kishin lindur në ’91 janë ose në drejtim të organizatave socialiste, ose anëtarë të asamblesë kombëtare dhe kongresi, ose deputetë ose ministra dhe në administratën e qeverisjes së PS.

Gjë pozitive. Kur e shikon në aspektin gjinor, nëse në ’91 ishin dy tre zonja që morën pjesë, sot janë 50 përqind e kryetareve të organizatave të PS. Themi se janë në rrugën e duhur. Duhet të ecim pa kaluar në eufori. Pa i marë gjërat me pesimizëm por me realizëm duke iu përshtatur kërkesave në rritje që ka koha”, tha Ruçi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!