Sot 19886 injektime kundër COVID-19, Manastirliu: Vaksinimi nuk ndalet

schedule20:27 - 4 Maj, 2021

schedule 20:27 - 4 Maj, 2021

19886 doza kundër COVID-19 janë injektuar sot në Shqipëri, ndërsa në total numri i qytetarëve që janë vaksinuar ka shkuar në 537387 qytetarë. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu shkruan se procesi po ecën me ritme shumë të mira.

“Vaksinimi nuk ndalet. Po ecim me ritme shumë të mira vaksinimi, falë punës së palodhur të ekipeve tona në të gjithë vendin. Shqipëria buzëqesh” shkruan ministrja. Në Shqipëri prej janarit po injektohen dozat nga Pfizer, Sinovac, AstraZeneca dhe Sputnik V./ db/ Abcnews.al