Soros largohet nga Turqia pas akuzave të Erdogan

schedule21:01 - 27 Nëntor, 2018

schedule 21:01 - 27 Nëntor, 2018

Fondacioni i Xhorxh Soros “Për shoqërinë e hapur” do të largohet nga Turqia pas sulmeve nga presidenti Erdogan. Presidenti i Fondacionit, Xhorxh Soros është akuzuar se po përçan kombet.

Pas Hungarisë, Xhorxh Soros dhe fondacioni i tij Open Society po përgatiten për tu larguar dhe nga Turqia. Fondacioni i filantropit miliarder amerikan me origjinë hungareze ka deklaruar se do ti japë fund aktiviteteve në vend pas sulmeve të presidentit Erdogan dhe se do të largohet sa më shpejt të jetë e mundur. Ndër të tjera nga Open Society kanë theksuar se pas akuzave të pabaza të publikuara nga mediat turke për aktivitet e tyre, tashmë është bërë e pamundur që të punohet qetësisht në vend.
Open Society specifikon se akuzar që i bëhen nga Turqia janë jashtë realitetit por nuk janë një gjë e re dhe pse fondacioni këmbëngul se ka punuar gjithnjë duke respektuar ligjet turke.

Vetëm një javë më parë presidenti turk Erdoan kishte lavdëruar arrestimin e 13 personave të lidhur me lëvizjen e protestës në Gezi Park, që pesë vite më para fitoi vëmendjen e faqeve të para të gjithë botës, për shkak të përplasjeve të dhunshme në sheshin Taksim. Një lëvizje që asnjëherë nuk është toleruar nga pushteti turk dhe që sipas presidentit Erdoan gëzonte simpatinë e Soros. Por kreu i shtetit turk, akuzoi Soros se përdor paratë e tij në përpjekje për të ndarë e shkatërruar kombet. Erdogan është akuzuar për antisemitizëm, pasi e ka cilësuar Soros si hebreun e famshëm hungarez./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!