Sormani: Shqipëria reagoi në kohën e duhur, ndjej dhimbje për Italinë time

schedule14:36 - 23 Mars, 2020

schedule 14:36 - 23 Mars, 2020

Koronavirusi është kryetema e momentit në gjithë rruzullin tokësor. Trajneri i Partizanit, Adolfo Sormani ka dhënë një prononcim të gjatë për TMW, aty ku flet për masat e marra nga qeveria shqiptare dhe dhimbjen e madhe që ndjen kur dëgjon lajmet që vijnë nga Italia e tij.

Qeveria shqiptare u gjend gati menjëherë. Unë gjendesha i grumbulluar me Partizanin kur u dha urdhri i ndalesës. Një ndalesë që nuk ka të bëjë vetëm me sportin. Këtu kanë zgjedhur të bllokojnë gjithçka, me nisma të shpejta dhe në kohë. Qëndrojnë hapur vetëm dyqanet ushqimore dhe farmacitë.

Policia dhe ushtria kanë dalë në rrugë. Popullsia i është nënshtruar kufizimeve të rrepta dhe njerëzit nuk mund të dalin nga shtëpia, përveç orareve 6-10 paradite dhe 16-18 pasdite. Gjithçka është e kontrolluar dhe nuk lejohet lëvizja me makinë. Siç e përmenda, qeveria ka lëvizur në kohën e duhur.

Të gjithë aktivitetet, edhe seancat stërvitore, janë ndërprerë. Ky është shkaku pse organizojmë seanca me videocall, individuale dhe kolektive. Aspekti fizik dhe kolektiv vjen në plan të dytë. Po punojmë në këtë mënyrë për të rritur moralin dhe psikologjinë e lojtarëve., kështu ndihen si në grup.

Sot është e vështirë të mendojmë se kur do rinisë kampionati, Federata po vlerëson gjithçka me shumë kujdes. Në aspektin personal tentoj të shfaq gabimet që janë bërë deri tani, për t’i kuptuar dhe përmirësuar në momentin që do të rinisin ndeshjet.

Italia? Është krijuar një situatë surreale. Të dhemb të shohësh nga jashtë atë që po ndodh në vendin tënd. Kam lexuar për sjellje jo të përshtatshme nga një numër i konsiderueshëm njerëzish dhe për fat të keq qëndrime të caktuara e bëjnë të qartë se sa e vështirë është për ata që qeverisin.

E them këtë si një italian që ka punuar jashtë vendit, si në Shqipëri, Angli dhe Danimarkë. Në Itali, në një sens të caktuar, shoh një mungesë të sensit qytetar dhe unitetit. Realisht një keqardhje e madhe të shohësh nga jashtë vendit tënd në këtë gjendje“, përfundon trajneri i Partizanit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!