Sormani: Nuk dua të kritikoj asnjë, vështirë të komentoj këtë humbje

schedule22:40 - 3 Qershor, 2020

schedule 22:40 - 3 Qershor, 2020

Partizani pësoi një humbje 1-2 në shtëpi përballë Skënderbeut dhe trajneri i “Demave të Kuq”, Adolfo Sormani, pranoi se e ka shumë të vështirë të komentojë këtë humbje. Në fjalën e tij për Supersport, strategu italian u shpreh:

“Është shumë e vështirë për ta komentuar humbjen. Në pjesën e dytë kemi luajtur më mirë se në të parën. Kemi pasur 3-4 raste për të shënuar, të cilat duhet ti kthenim në gola. Sigurisht në momentin e parë, që jemi vënë në vështirësi e kishim të vështirë ta merrnim veten dhe pësuam të dytin.

Është e vështirë ta japësh shpjegimin si ndodhi kjo. Paraqitja ka qenë e mirë, i kemi lënë shumë pak kundërshtarit. Nuk është çështje fati, pasi për sa i përket paraqitjes mendoj se ne meritonim fitoren. Nëse kjo ndodh disa herë, atëherë nuk është çështje fati.

Janë 3 lojtarë që bëjnë shumë mirë në stërvitje dhe nuk e di pse nuk merren në konsideratë. Edhe kondicioni fizik i lojtarëve duhet të shikohet në këto ditë, duke parë të gjithë situatën. Cilësitë? Mund të thuash gjithçka për skuadrën, por ne kemi arritur të krijojmë lojë.

Kritikat? Vazhdoj të them që nuk dua të kritikoj asnjë. Vazhdoj të them se kemi bërë paraqitje shumë të mira, por mungon vetëm rezultati”, përfundoi Sormani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!