Sormani: Na hutoi dëmtimi i Trashit, gabuam në menaxhim dhe kundërsulme

schedule19:23 - 22 Shkurt, 2020

schedule 19:23 - 22 Shkurt, 2020

Partizani do të dëshironte të shkonte me fitore në derbin e javës së ardhshme kundër Tiranës, por Bylisi nuk dorëzohet kurrë dhe takimi u mbyll 2-2. Trajneri i “Demave”, Adolfo Sormani analizoi ndeshjen në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, por, si gjithmonë, nuk pranon të komentojë rastet e dyshimta.

NDESHJA – “Është e vështirë ta thuash se ku gabuam. E nisëm mirë ndeshjen, por ndikuan aspektet fizike, sidomos dëmtimi i Trashit. Na u desh kohë për të kuptuar se çfarë duhet të bënim. U treguam naivë në pësimin e golit të parë dhe u treguam sipërfaqësorë në menaxhimin e avantazhit”.

PAKËNAQËSIA – “Nuk jam shumë i kënaqur me menaxhimin e ndeshjes, sidomos përpara, në rinisjet tona. Duhet të bënim keq, por keq ju bëmë. Megjithatë, jam pjesërisht i pakënaqur”.

RASTET – “Unë nuk komentoj, arbitri i katërt më tha se ishte faull me dorë i Çinarit te goli i Broën. Tani komentojeni ju. I qëndroj asaj që më tha arbitri i katërt, që është një faull me dorë, por nuk është faull me dorë. Goli i Bylis? Komentojini vetë, thojini gjërat siç janë, unë nuk komentoj”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!