Sormani: Mos më pyesni mua për rinovimin e Hoxhës, sot kishte rëndësi fitorja

schedule19:15 - 19 Qershor, 2020

schedule 19:15 - 19 Qershor, 2020

Trajneri i Partizanit, Adolfo Sormani, mori fitoren e dytë radhazi në krye të “Demave”. Pas suksesit 8-1 ndaj Luftëtarit, Partizani arriti të fitojë dhe në Vlorë kundër Flamurtarit me rezultatin 1-2. Pas këtij triumfi, Sormani foli për Supersport, aty ku u shpreh:

“Në fazën e finalizimit, kishim më shumë vështirësi. Por e rëndësishme është fitorja. Ka dhe një faktor tjetër pozitiv, që u zhbllokua Jurgen Bardhi, i cili është një lojtar i rëndësishëm për ne. Ai ka bërë shumë mirë në të gjitha ndeshjet, vetëm goli i mungonte.

Duhen pritur ndeshejt e radhës për të konfirmuar nëse skuadra i ka lënë pas ditët më të vështirë. Do të fillojmë të konfirmojmë formën tonë që në ndeshjen e radhës. Unë jetoj me presionin brenda vetes time për t’i fituar të gjitha ndeshjet.

Ka dhe disa aspekte tjera shumë të rëndësishme. Hakaj luajti në vend të Boldor që u dëmtua dhe pavarësisht se nuk ishte në rolin e tij, bëri një ndeshje shumë të mirë. Dua ta komplimentoj.

Alban Hoxha është një nga lojtarët më të rëndësishëm në skuadrën time. Sa për rinovimin, duhen pyetur drejtuesit, jo unë. Ai futet te lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.

I ndjekim me përpikmëri dhe talentet, po punojmë më tepër me Feratin, Llanajn, Caran. Atyre iu duhen minuta që t’i kemi lojtarë të fituar për të ardhmen”, u shpreh Sormani.

Ndërsa Troisi, trajneri i Flamurtarit, tha: “Në këtë ndeshje, kemi provuar të bëjmë një ndeshje të hapur përballë Partizanit, por kundërshtari është një ekip me eksperiencë. E di që kisha 5 zëvendësime, por në pozicionin kur kisha nevojë për zëvendësime, nuk kisha alternativa në stol”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!