Sormani: Kukësi s’e meritoi më shumë se ne fitoren, Partizanit i duhet kohë

schedule21:30 - 26 Janar, 2020

schedule 21:30 - 26 Janar, 2020

Adolfo Sormani, trajneri i Partizanit, tha për Supersport pas humbjes ndaj Kukësit se rezultati ishte i padrejtë. Sipas strategut italian, Kukësi nuk e meritonte më shumë se Partizani i tij për të fituar.

NDESHJA – “Kukësi nuk e ka merituar diçka më shumë se Partizani. Punojmë bashkë prej 20 ditësh, por që tani po i shikoj idetë e mia që implementohen në lojë, skuadër e shkurtër, agresive. Mëkat për faktin se ai gol lind nga një top i humbur nga lojtarët tonë dhe është mëkat që humbin në këtë mënyrë. Ishte një ndeshje e ekuilibruar, madje ne në pjesën e dytë ishim më dominues se Kukësi. Rezultati nuk është i drejtë, më i merituar ishte një barazim”.

ARBITRIMI – “Unë për episodet nuk diskutoj kurrë, nuk vë në dukje as çështjen e golit, e as një gjë tjetër. Tre minuta shtesë ishin me të vërtetë pak, pasi për atë mënyrë si shkoi ndeshja, ishin pak”.

GOLI – “Refuzoj ta komentoj, nuk komentoj episodet. Koha do të jetë në favor të Partizanit, pasi skuadra është përmirësuar shumë. Duke pasur parasysh edhe mungesat, kemi bërë ndeshje shumë të mirë. Nuk më interesojnë episodet, vetëm skuadra ime, që dua të përmirësohet sa më shumë”.

DISTANCA – “Nuk shqetësohem për distancën. Ajo që më shqetëson është skuadra brenda lojës. Duhet të vertikalizonim më shumë për sulmuesit. Kemi organikën për të bërë mirë dhe deri në fund, do të jemi aty për të luftuar për titull”.

MESFUSHA – “Për sa i përket mesfushës, nuk improvizova shumë. Ferati luajti, një djalë i ri, bëri një ndeshje të shkëlqyer. Çinari dhe Trashi? Zgjedhjet bëhen sipas asaj që shikoj në stërvitje. Nuk vuajtëm në këtë repart”, u shpreh Sormani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!