Sormani: Isha i acaruar me lojtarët e mi, ju tregoj pse. Derbi? Duhet ta fitojmë

schedule20:21 - 6 Korrik, 2020

schedule 20:21 - 6 Korrik, 2020

Partizani nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në Ballsh dhe sheh t’i largohet më shumë objektivi Europa League. Trajneri i “Demave”, Adolfo Sormani foli pas barazimit për Supersport, duke prekur disa tema gjatë fjalës së tij.

Isha i acaruar me lojtarët e mi. Ka edhe ndeshje të tjera për të luajtur. Do të vijojmë të luftojmë dhe të luajmë derisa matematika të na lejojë kualifikimin në Europa League.

Të diskutojmë për ndeshjen apo merkaton? Nuk më intereson të flas për këtë të dytën. Cara? E nisëm mirë ndeshjen, kishim dy raste të pastra në pjesën e parë. Më pas e pësuam. Në pjesën e dytë vazhduam të humbitnim raste.

Le të nisemi nga rastet e krijuara dhe nga ndeshja e Brown, i cili u fut me ritmin e duhur në fushë dhe i dha cilësi lojës tonë. Mëkat për Tedi Carën, pati dy raste të pastra, që mund të mbyllte ndeshjen.

Derbi? Partizani duhet të fitojë ndeshjen, sepse i duhet fitorja. Asgjë tjetër. U zemërova me lojtarët, sepse, sipas meje, nëse do të nisnim ndeshjen siç duhej me një ritëm tjetër, do e mbyllnim ndeshjen që në pjesën e parë. Ishte më tepër keqardhje se sa irritim. Nëse doni të krijoni polemika, bëjeni“, deklaron Sormani. /abcnews.al