Sormani i tregon vendin, merret vendimi final për ”demin” Romero

schedule08:25 - 2 Shkurt, 2020

schedule 08:25 - 2 Shkurt, 2020

Partizani nuk e fal mesfushorin Aristotelos Romero. Të gjithë futbollistët e kuq janë gjobitur, kurse për futbollistin nga Venezuela është marrë edhe një masë tjetër nga trajneri Adolfo Sormani, i cili e ka lënë jashtë ndeshjes së sotme kundër Luftëtarit, sikurse shkruan e përditshmja “Panorama Sport”.

LEXO EDHE: Romero tërboi Adolfo Sormanin, me këtë veprim e ka prerë biletën (VIDEO)

Romero në fakt është bërë çështje edhe më parë me jetën e natës, por pas zënkës në stërvitje me Esat Malën. Në takimin me Kukësin i vuri vulën dhe ajo që i bëri u zbulua gjatë emisionit “Pressing” në ABC News.

Mesfushori u thirr për t’u hedhur në fushë nga trajneri Sormani, por me përtesën e tij nevrikosi trajnerin italian. Sormani anuloi lëvizjen dhe futi dikë tjetër në fushë. Tani vjen edhe dënimi për Romeron, që është kritikuar shumë në analizën e fundit që drejtuesit kanë bërë me stafin dhe futbollistët. /abcnews.al