Sormani: Gjithmonë e njëjta gjë, është problem eksperience te disa individë

schedule19:35 - 4 Mars, 2020

schedule 19:35 - 4 Mars, 2020

Trajneri i Partizanit, Adolfo Sormani, foli pas humbjes 0-1 kundër Teutës, ku nuk e shprehu zhgënjimin. Në fjalën e tij për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, strategu italian i Demave tha: “Pak a shumë, ndodh pothuajse e njëjta gjë. E nisim mirë ndeshjen, krijojmë, por pastaj janë disa momente në mbrojtje që ne e pësojmë. Kundërshtari nuk bëri mjaftueshëm që të na vërë në vështirësi në pjesën më të madhe të kohës, por në fund dalim sërish pa pikë.

Fjala punë, punë, vetëm punë, mendoja se do të kishte ndikim pas goditjes që morëm në derbi. Gjithsesi, kjo nuk ishte një ndeshje kurrsesi për t’u humbur. Janë ato gabimet e shpeshta në mbrojtje të cilat ne i përsërisim, jo si pasojë e forcës që ushtron kundërshtari, por si pasojë e neglizhencave që kemi ne në prapavijë.

Nuk mund të themi dot që skuadra nuk punon, por është me të vërtetë e pafalshme sesi në situata të veçanta të ndeshjes, marrim gola në atë mënyrë. Është edhe me eksperiencë fakti i ritmit të lartë, dhe i pauzave. Sigurisht që skuadra në disa momente, tregohet e brishtë në disa situatë. Është dhe çështje eksperiencë, që ka të bëjë me disa lojtarë të veçantë”, përfundoi Sormani./abcnews.al

 

Sormani pas ndeshjes

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!