Sormani: Fitorja fryt i punës, me Kukësin e Skënderbeun meritonim më shumë

schedule16:04 - 2 Shkurt, 2020

schedule 16:04 - 2 Shkurt, 2020

Trajneri i Partizanit, Adolfo Sormani, mori fitoren e parë në krye të Partizanit, në transfertë përballë Luftëtarit, me rezultatin e pastër 0-3. Pas ndeshjes, tekniku italian foli për Supersport, aty ku u shpreh: “Ne po punojnë prej pak kohësh, por sot u pa rezultati i punës tonë. Jemi skuadër që punojmë për njëri-tjetrin dhe ky është sekreti për të arritur te fitoret, duke punuar për njëri-tjetrin.

Për të krijuar diçka të mirë, duhet koha e duhur, nuk bëhet menjëherë. Nuk kemi pasur as shumë kohë për të punuar, pasi kemi luajtur ndeshje njëra pas tjetrës. Megjithatë, po shikohen frytet e punës, ana psikologjike nuk mund të ishte e mirë për shkak të rezultateve. Për mendimin tim, kemi bërë ndeshje të mira dhe kundër Skënderbeut, dhe kundër Kukësit, dhe për mendimin tim meritonim më shumë.

Unë mendoj se pozicioni perfekt nuk ekziston në futbollin modern. Mendoj se lëvizshmëria është gjithçka që bën diferencën. Duhet të jesh i paparashikueshëm. Solomon nuk ka gjë serioze, Çinari më pëlqen shumë me mënyrën si luan, golat nuk më interesojnë kush i shënojnë. Ai sakrifikohet për skuadrën. Mendoj se në fund fare, mesazhi i presidentit ishte një mesazh ndryshe, nuk ishte gjoba gjëja kryesore. Ishte një mesazh që duhet t’i shërbente punës që bën skuadra gjatë gjithë kohës. Jam i kënaqur, sepse shoh një skuadër të ekuilibruar, të shkurtër. Ekuilibri është baza e gjithçkaje, me një rast ndoshta edhe shënon, por me shumë raste nuk arrin të shënosh, si në rastin e Kukësit. Ne jemi pragmatistë se jemi të përulur dhe punojmë fort”, përfundoi Sormani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!